KreuCelebrity

Penelope Cruz: “Ja si u pergatita per rolin e Donatella Versace!”

Penelope Cruz është aktualisht një ndër aktoret më aktive në Hollywood, e kjo për shumë arsye. Që nga portreti unik i adhuruar nga shumë regjisorë, e deri tek fleksibiliteti në të sjellurit e personazhit, Cruz ka arritur të jetë qendra e vëmendjes për disa nga rolet më ikonike që kemi parë deri më tani. Më e fundit nga Penelope është portrtizimi i Donatella Versace, në një nga seritë e “American Crime Story”, lidhur drejtpërdrejt me vrasjen e Gianni Versace.

Ndonëse përafrimi në fizik mes Cruz dhe Donatella është goxha i arrirë, dialogu nuk ka qenë aspak i lehtë për aktoren. “Nuk dua të imitojë apo të luaj karikaturën e Donatella-s. Dua të kap esencën e saj si njeri, që të sjell një portretizim sa më të saktë”, është shprehur Cruz, ndërsa ka shpjeguar se puna më e madhe nga ana e saj është bërë në fazën parapërgatitore, ku i është dashur të punojë me trajnerë të kualifikuar për dialogun.

Aktorja ka rrëfyer se vështirësia qendron në theksin italian të Versace-s, që nga ana tjetër ndryshon shumë nga ai i viteve ’90 (periudhë kohore në të cilën zhvendoset historia e episodit). Cruz tregon ndër të tjera se është takuar, edhe pse pak, me Donatella-n dhe nuk është kursyer aspak në lëvdata për të. “Shpresoj që Donatella ta shohë serinë. Do t’i pëlqejë, edhe pse jam e bindur që në çaste të caktuara do të ndihet jo komfort, për shkak se përshkruhet raporti i saj me të vëllain”, është shprehur Cruz, ndërsa fansat po presin me padurim të shohin rolin më të ri të aktores.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF