Kemi folur shumë për personazhet që bëjnë ‘xing’ me veshjet e njejta. Madje, ka ndodhur edhe që të shohim të njejtat paraqitje, nga dy emra të ndryshëm, në të njejtin event! Më tepër se sa kopjim, përplasje të tilla vijnë si pasojë edhe e tendencave të fundit apo produkteve popullore të firmave më në zë të momentit.
Kështu, nëse një model i çantës Gucci figuron më së shumti në Instagramin e Lori Hoxhës, kjo nuk do të thotë se të njëjtin askesor nuk mund ta shohim në profilin e një tjetër vajze të njohur, përkundrazi. Momente të tilla na mësojnë më shumë rreth stilit, ashtu sikurse na japin ide të reja mbi kombinimet apo veshjeve më të pëlqyera të stinës. Këtë herë, brenda ciklit prej 24-orësh, pamë që tre nga vajzat e ekranit, i bashkoi një detaj i vetëm: ngjyra e bardhë!
Fillimisht, ishte Kejsi Tola ajo që publikoi disa imazhe të reja nga realizimi i setit të fundit fotografik. Shfaqur krejt ndryshe, me një kostum të bardhë dhe e shoqëruar nga një qen akita i po së njejtës ngyrë, këngëtarja riktheu në qendër të vëmendjes edhe një herë kombinimin e po së njejtës nuancë brenda një veshje të vetme. Pa reçipeta nën xhaketë dhe me bustin pak të ekspozuar, Kejsin nuk e kishim parë më seksi se këtë herë!
Klaudia Pepa publikoi një tjetër imazh nga fotot e shumta që ka filluar të postojë së fundmi, ku shihet e veshur e tëra me të bardhë. Nga stiletto-t, e deri tek kostumi ngjitur pas trupit, Klaudia duket se ka qenë në humor për po të njejtën nuancë ditën e djeshme. Mos vallë vajzat janë gati për ditët e acarta të dimrit?…
E së fundmi, ishte Vesa Luma ajo që postoi foton me kryefjalë po të njejtën ngjyrë, me dallimin e vetëm se këngëtarja ka preferuar një mini-fustan të shkurtër, kombinuar me taka të bardha, pa eksperimentuar shumë me kombinimet e ngjyrave. E në fakt, këtë herë, Vesa duket se ta largon mendjen nga i ftohti i stinës së ardhshme…
Si mendoni, cilës prej vajzave i shkon më së shumti e bardha?






Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air




Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”









