Çfarë të blejmë me detaje dhe mbi të gjitha si ta kombinoni? Ja 5 idetë tona të stilit për 5 pamje të ndryshme nga dita në mbrëmje dhe të vishni lulet për gjithë dimrin
Po, koleksioni i shumëpritur i vitit po vjen! flasim për Erdem x H&M që do të jetë në shitje nga 2 nëntori. Ku t’i blini? Në rreth 220 pika shitjeje në të gjithë botë dhe online te hm.com. Mënyra romantike dhe femërore e përzierë me fantazinë e luleve dhe xhaketave të përjetshme chic na kanë mbërthyer (këtu do të gjeni edhe fotot e koleksionit Erdem x H&M), por çfarë do të blejmë?.
Për të mos qenë të papërgatitura në ditën e madhe dhe për të ditur se çfarë duhet të zgjedhim nga koleksioni dhe si ti përshtasim, kemi zgjehdur mes xhaketave më interesante dhe më dinake të stinës, ato qëe nuk mund të mungojnë në garderobë.
Dhe krijuam për ju 5 look për 5 mënyra të ndryshme që mund të vishni nga dita në mbrëmje. Për ta shijuar më mirë këtë koleksion të ri të adhurueshëm mësoni si duhet ta vishni përgjatë gjithë vitisi në dimër dhe në verë.
1 FLOREALE SPORTY CLASSIC
Këmisha stil pizhame me motive lulesh Erdem x H&M është në përputhje me të gjitha tendencat e momentit, por edhe e përjetshme për t’u shfaqur vit pas viti. Shumë e këshillueshme! e kombinuar me një palë pantallona elegante të gjera, të mënyrës mashkullore (shiko ato të Max mara) dhe atlete me lëkurë të bardhë ((Louis Vuitton) do të jetë look klasik dhe në të njëjtën kohë i lehtë për t’u shfaqur në versionin 24 h, perfekt si për në zyrë, ashtu edhe për një aperitiv pas pune.
2 FLOREALE COUNTRY CHIC
Thelbësor, i drejtë, minimal : Fustani i gjatë me lule (Erdem x H&M) është një fustan i çdo kohe, që mund ta vishni në verë për një ceremoni, por tani do ta vishni me një pulovër të shkurtër leshi angora (Erdem x H&M), xhaketa me kapuc ngjyrë jeshile ushtarake (Sportmax) dhe çanta e re qëe duhet të keni në këtë stinë me lëkurë të kuqe (Joylock Messenger Bag di Valentino) dhe rezultati do të jetë një look i nxehtë dhe shumë vjeshtor, perfekt si për në qytet dhe në fshat.
3 I PËRJETSHËM NË VERSIONIN COCKTAIL DHE PËRRETH
Bluza me rrip rreth qafës dhe me tantellë (Erdem x H&M) është e përjetshme dhe nëse akoma nuk e keni një, është e pafalshme. Provojeni ta vishni me një fund të ngushtë me një të çarë në anë (Michael Kors Collection) dhe me këpucë me majë me lule dhe bizhuteri do ta shihni. Look-u ideal për një takim të rëndësishëm dhe për një cocktail bon ton chic.
4 FLOREALE WORKING GIRL
Xhaketa me lule doppiopetë e Erdem x H&M është e shumëllojshme dhe shumë e zgjuar. Përshatet me një golf ngjyë të kuqe të ëmbël (Benetton) dhe me një palë çizme të shkurtra me takë ngjyrë shafrani(M Missoni) për të qenë aleate e stilit dhe për t’u dukur gjithmonë
5 FLOREALE ARISTO CASUAL
Bluza me pala dhe lule e Erdem x H&M është mes më të mirave që duhet ta blini me patjetër, për ta veshur tani, por edhe në verë. Elegante dhe e shumëllojshme përshtate me një palë xhinse të prera (si ato të J Brand) dhe me një palë këpucë baleti me takë të firmës Gucci. Një look përfekt për kohën e lirë, por jo vetëm





Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air




Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”










