Është vënë në qendër të vëmendjes që pas lajmit mbi divorcin me ish-bashkëshortin, Albi Nako, e që prej asaj kohe, kemi parë jo pak nga Klaudia. Më aktive se kurrë në rrjetet sociale, Pepa ndezi një debat të zhurmshëm këtë verë, kur u shfaq nudo për një set profesional fotografik buzë detit. Komentuesit që shprehën qendrimet kundër balerinës ishin të shumtë, madje disa prej tyre arritën dhe në ofendime tê drejtpërdrejta ndaj Klaudias.
A u pengua balerina nga mendimet negative të ndjekësve të saj? Aspak, madje nuk nguroi të publikonte përsësi foto provokuese, duke shfaqur format e saj fizike. Këtë herë, Klaudia duket se ka vendosur të ngrejë temperaturat, pasi postimi i fundit në Instagramin e saj e tejkalon imagjinatën…
Krejt e zhveshur, në një vaskë mbushur me petale trëndafilash – kështu i ka përshëndetur Pepa fansat e saj këtë pasdite! Me flokët gjysmë të lagur dhe si shumë herë e buzëqeshur, Klaudia shfaqet mjaft sensuale në foton e re në rrjetet sociale. Balerina gjendet aktualisht në Milano, ndërsa pritet publikimi i videove të tjera koreografike, të realizuara në Amerikë.








Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air




Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”







