Çështja e ish-ministrit Saimir Tahiri ka qenë kryefjala e ditëve të fundit, ndërsa duket se ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare të situatës. Mes shumë emrash politikanësh të lakuar këtë javë, vëmendja po përqendrohet çdo herë e më shumë tek protagonisti i tensioneve në trianglin: ndërkombëtarë, shtet, qeveri. Duke qenë se përgjigjet mbi akuzat e shumta mbeten ende në rang replikash, pa vendime të ndërmarra, le të shohim një aspekt tjetër të situatës së krijuar.
Shqetësimi i ish-ministrit Tahiri u vërejt në disa nga debatet kyç televizive, ashtu sikurse ishin të shumta komentet për atë çka u pa në ekran dhe ajo që u la të kuptohej jashtë kornizave televizive. Zhytur në informacione të vazhdueshme mbi këtë çështje, ndoshta nuk e keni vënë re sa duhet tensionin e ish-ministrit, të shpërfaqur në fytyrë me anë të mimikave. Në një kohë kur reagime të tilla, tani më interneti i shndërron në shakatë virtuale të quajtura ‘meme’, duket sikur ky është momenti ideal për të lënë gjurmë në krijimin origjinal të këtyre të fundit. Vënë nën shënjestrën e mediave apo portaleve të ndryshme, Tahiri nuk i ka shpëtuar as objektivit të aparatit fotografik, duke dhuruar kështu, pa koshiencë, materialet perfekte për ‘meme’. Më poshtë do të gjeni disa nga imazhet më pikante të çasteve të vështira në mbledhjet politike më të fundit. A nuk do të ishte ish-ministri, imazhi më i kërkuar për industrinë e shakave virtuale?

Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!








Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air




Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”






