Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar Gjergj Leka është një personazh i cili zgjedh gjithmonë të flasë hapur mendimin e tij mbi tregun muzikor në Shqipëri. Lekën e kemi parë edhe si konkurrent për herë të dytë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Ndryshojmë”.
Gjatë një interviste televizive këngëtari ka treguar se dikur karriera e artistëve bënte përpara përmes të dashurve të fuqishëm, ndërsa sidomos në kohën e sotme, bën karrierë më shpejt kur kërcet playback-u dhe kërcasin cicat.
“Çfarëdo që të ndodhë në art, ana seksuale do të jetë më pak se në punët e tjera”, shton Leka në lidhje me ngacmimet seksuale që ekzistojnë në vendin e punës. “Ne nuk kemi në art as shtëpi diskografike, as kurator imazhi, asgjë. Ne kemi ndonjë të dashur që ka shitur një çantë në Angli e bën klipe”, përfundon ai në lidhje me komercialitetin muzikor sot.

Pak nostalgji nga… Majlinda Bregu









Si u nda Rasheli nga Ermali dhe Klani?!



Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!






