Ish-Ministria e Integrimit Majlinda Bregu, në fundjavë na tregon gjithmonë jetën përtej politikës në rrjetet sociale. Këtë të diel, ajo ka kujtuar me mall periudhën e fëmijërisë dhe gjyshen e saj.
Krahas fotos së një makinë të vjetër qepëse, nga ato që kanë patur edhe gjyshet tona në shtëpi, politikania e selisë blu ka ndarë një kujtim me ndjekësit, ja se si shprehet ajo për gjyshen punëtore dhe lojërat e fëmijërisë së saj:
“Ime gjyshe, mbi një makinë qepëse “Singer” përkulur gjithë jetën për të mbajtur familjen, nuk e di ku e gjente kohën për t’u shërbyer gjithë atyre burrave në shtëpi. Nuk iu nda asaj makine deri në fund. Unë mblidhja copat e mbetura nga prerjet dhe me to sajonim rrobat dhe jorganët e kukullave që shtriheshin radhë në kuti këpucësh…”
Edhe Majlinda, si të gjitha vajzat e vogla paska luajtur me kukulla në këmbët e makinës qepëse të gjyshes së saj.









Si u nda Rasheli nga Ermali dhe Klani?!



Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!







