Vajza e keqe Riri ka qenë tepër aktive në biznes kohët e fundit, e kjo falë lançimit të linjës më të re kozmetike, Fenty. Duke shijuar rezultatet e arrira nga ky rrugëtim i ri, Riri mesa duket nuk po interesohet së tepërmi për peshën e saj fizike. Prej disa muajsh tashmë, këngëtarja duket se ma marrë disa kilogramë të tepërta, por kjo nuk po e shqetëson Rihanna-n sa duhet.
Me këmbët e rrumbullakosura dhe gjoksin e fryrë më shumë se zakonisht, disa guxuan të thonin edhe se Riri është shtatzënë. Edhe pse deri më tani nuk duket se të tilla thashetheme nuk janë të vërteta, artistja na ka dëshmuar se mund të mbulosh fare lehtë peshën e tepërt, me kombinime plot stil e veshje të duhura për çdo lloj trupi. Por, sa ka ndryshuar Riri tani?
E kemi parë trupin e Rihanna-s të transformohet gradualisht, e ndoshta nuk e kemi kuptuar sa duhet shtimin e saj në peshë. Një foto e 2012-s, është krahasuar së fundmi me një nga fotot më të fundit të Riri-t, dhe kjo falë veshjes pak a shumë të njejtë, në secilin prej imazheve. Veshur me fustan të kuq, këngëtarja dallohet qartazi se ka ndryshuar jo pak nga pesë vite më parë, edhe pse duhet theksuar se shumica e fansave e pëlqejnë edhe më shumë me format e tanishme fizike. Po ju, si mendoni, si duket Riri më mirë?


Si u nda Rasheli nga Ermali dhe Klani?!



Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!








Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air




Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”


