Sezoni i ri i ‘Xing me Ermalin’ filloi sëbashku me Rashelin si pjesë e stafit. Ky rrugëtim vazhdoi deri para dy javësh, pasi të dielën që lamë pas Kolaneci u zëvendësua menjëherë me një tjetër velinë, ndërsa për largimin e Rashelit nga ekrani i Klanit nuk pati reagime zyrtare. Sot, e ftuar në Pop Culture, Kolaneci ka dhënë një deklaratë lidhur me lëvizjen më të fundit.
Kanë qenë të shumta thashethemet që aluduan se ka patur një zënkë mes velinës dhe autorëve të programit, por mesa duket asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Rasheli ka zbuluar se është ndarë paqësisht me Ermalin dhe stafin e Klanit. Duke mohuar zërat që qarkullojnë për krejt të kundërtën, në studion e Top Channel është lënë të kuptohet se mosmarrëveshjet kanë ardhur si pasojë e pagesave. Nga ana tjetër, Rasheli ka thënë se vajza zëvendësuese në spektaklin e Ermalit i duket ‘bukuroshe’ (siç e ka cilësuar vetë ajo), ndërsa nuk pranoi kryerjen e ndonjë ndërhyrje estetike në fytyrë apo trup. Edhe pse pa një komfirmim zyrtar, Rasheli mendohet se shumë shpejtë do të jetë pjesë e stafit të Top Channel.



Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!








Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air




Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”




