Aktorja hollivudiane Angelina Jolie ka bërë një tjetër paraqitje mahnitëse në premierën e filmit të saj të fundit “Breadwinner” në Teatrin Kinez në Hollivud, e shoqëruar nga dy vajzat e saj Shiloh dhe Zahara.
42-vjeçarja Jolie dhe vajzat e saj kanë pozuar në tapetin blu të premierës duke shfaqur pozitivitet dhe buzëqeshje. Aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë të gjata e këpucë me taka ngjyrë nude për këtë event. Zahara një fustan të zi, ndërsa Shiloh një kostum.
Kjo nuk është hera e parë që Jolie gëzon mbështetjen e fëmijëve në evente të tilla të rëndësishme profesionale. Tani ajo është fokusuar tek të gjashtë fëmijët dhe karriera. Aktorja u ka bërë edhe blerjet e duhura fëmijëve për të festuar Halloween-in, kostume dhe maska të frikshme për të gjithë!
Ju pëlqen paraqitja e aktores në tapetin blu?







Si u nda Rasheli nga Ermali dhe Klani?!



Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!








Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air

