Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana pasi gjuajti topin në shenjë lamtumire nga futbolli përpara ndeshjes Shqipëri-Itali në “Loro Boriçi”, sonte do të gjuajë një tjetër top, por në Kampionatin francez të futbollit!
Ylli i futbollit shqiptar do të përjetojë sërish emocione të forta, por këtë herë në stadiumin “Velodrome” aty ku u rrit profesionalisht si një futbollist profesionist. Sonte luhet ndeshja Marseille- Paris Saint Germain, e cilësuar nga kritikat e futbollit si një ndeshje e fortë dhe Loriku do të gjuajë topin e parë pikërisht në këtë ndeshje.
Ekipi i PSG ka bërë dhe blerjen e madhe të futbollistit Neymar duke pasur një nga sulmet më të fuqishme në Evropë.
Kjo përbën një ngjarje të rëndësishme për Canën, i cili ka luajtur me ekipin e PSG në vitet 2002-2005 dhe me ekipin e Marseille në vitet 2005-2009. Kjo lamtumirë e dytë, me dy skuadrat me rivalitetin më të fortë dëshmon historinë e suksesit të legjendës Lorik Cana në Kampionatin francez të Futbollit.





Pak nostalgji nga… Majlinda Bregu









Si u nda Rasheli nga Ermali dhe Klani?!



Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!


