Siç ju kishim treguar, prej kohësh qarkullonin lajme se këngëtari Justin Timberlake mund të rikthehej për të performuar në skenën e Super Bowl vitin e ardhshëm. Këngëtari 36-vjeçar sapo na konfirmoi lajmin që të gjithë prisnim!
Këngëtari ka ndarë lajmin përmes një videoje në rrjetet sociale, ku së bashku me Jimmy Fallon dialogojnë e kërcejnë. Ky rikthim i Timberlake në skenën e Super Bowl, vjen pas vitit 2014 kur performoi me Janet Jackson që mbahet mend për incidentin e quajtur “Nipplegate” që i shkaktoi këngëtares me veshjen duke i ekspozuar gjoksin.
Që nga ky incident fansat mendonin se Timberlake nuk do të kthehej më t’i argëtonte në këtë skenë. Do të na duhet të presim performancën e artistit deri në 4 shkurt të vitit të ardhshëm.

Celebrity
Një romancë në horizont për Brad Pitt?


Celebrity
Dasmë mes Fedez dhe Ferragni?






Celebrity
Pak nostalgji nga… Majlinda Bregu









Celebrity
Si u nda Rasheli nga Ermali dhe Klani?!

