KreuCelebrity

Kate Middleton befason sërish, shfaqet në stadiumin e Londrës

Kate Middleton shpërndan mësime të reja të stilit: pamja perfekte për të takuar 150 sportistë është kjo:

Kate ishte e ftuara e papritur në stadiumin e Londrës ku u takua me 150 sportistë të mbështetur nga shtëpia mbretërore gjatë ceremonisë së diplomimit.

Edhe pse është në mes të shtatzënisë së saj, Kate Middleton kurrë nuk pushon së na befasuari. Dukeshja e Kembrixhit ishte surpriza e vërtetë në stadiumin e Londrës ku, pavarësisht se ishte e papritur, ajo u shfaq me bashkëshortin e saj William dhe Princin Harry për të takuar 150 sportistët në ngjarjen festive të përfundimit të programit të praktikës si instruktorë, një projekt mbështetur nga Familja Mbretërore.

 

Xhinse të zeza dhe çizme kamoshi Texans, forca e vërtetë e veshjes së Kate Middleton ishte bluza  Philosophy e Lorenzo Serafinit, i cili i ka dhënë një pamje elegante veshjes së saj rastësore (dhe tashmë është sold out online!). Prania e saj në ngjarjen sportive u shpjegua nga një burim i familjes mbretërore, sipas të cilit: “Kate ka vendosur për ta jetuar këtë kohë të ditë pas dite, duke vendsour herë pas here se çfarë mund të bëjë dhe çfarë jo

Kjo është dalja e tretë nga dita e lajmërimit të shtatzënisë së saj të tretë më 4 shtator, por edhe i dyta në harkun kohor të një jave (e pamë të vallëzonte  l’Orso Paddington gjatë një eventi për bamirësinë për fëmijët). Për më tepër, Kate Middleton është gjithashtu një grua e  fortë dhe do të ishte e pamundur ta ndaloje para se të vendoste për të marrë pjesë, pavarësisht nga shëndeti i saj. Ne vetëm duhet të presim për hyrjen e ardhshme të papritur.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF