Ato janë dy motrat më të suksesshme në historinë e modelingut, ashtu sikurse dhe dy nga emrat më influencues kur vjen puna tek veshjet apo stili. Gigi dhe Bella Hadid njihen për dashurinë dhe suportin e shprehur ndaj njëra-tjetrës, por duket se këtë herë ka mjaftuar një sfidë për t’i vënë përballë një rivaliteti të pashmangeshëm!
Si çdo vit, ceremonia e ndarjes së çmimeve në botën e modës pritet të fillojë së shpejti, dhe lista e konkurrentëve është goxha e gjatë. Emrat e Gigi dhe Bella Hadid janë dy pretendentët për titullin ‘Modelja e Vitit’, ndërsa motrat nuk janë të vetmet e nominuara në këtë kategori. Krahas supermodeleve kaliforniane, të tjera vajza si: Adwoa Aboah, Kaia Gerber dhe Winnie Harlow janë gjithashtu në garë për çmimin më prestigjoz të vitit.
Më datë 4 dhjetor të këtij viti, në London’s Royal Albert Hall do të mbahet mbrëmja gala, ku do të mësohet se cilët janë fituesit për çdo kategori. Rihanna ka marrë një nominim për firmën e saj Fenty Puma, Calvin Klein apo Dior janë në garë për nën ndarjet e tjera në fushën e modës. E çuditshme do të ishte, nëse Bella apo Gigi do të jetë fituesja…