KreuCelebrity

Çifti i njohur në krizë, rrezikojnë 22 vite martesë!

Historia e divorceve në Hollywood sa vjen e po shpeshtohet, ndërsa këtë herë lajme negative vijnë nga martesa e Ewan McGregor dhe bashkëshkortes së tij, Eve Mavrakis. Pas lidhjes bashkëshortore prej 22 vitesh, çifti mesa duket është në prag divorci. Një burim i afërt me familjen ka zbuluar se McGregor dhe Mavrakis janë në krizë që prej muajit maj.

Shkak i një krisje të tillë ka qenë aktori, i cili është kapur mat duke u puthur me kolegen e tij, Mary Elisabeth Winstead. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i McGregor nuk ka pranuar akoma të japë një deklaratë zyrtare. Fotot e Ewan dhe Mary janë publikuar të dielën nga The Sun, ndërsa të dy janë parë, ndër të tjera, duke u larguar me motorr nga një nga kafenetë në Londër.

Aktori u takua me bashkëshorten e tij gjatë xhirimit të Kavanagh QC, për t’u martuar më pas në 1995. Mavrakis është lindur në Francë dhe rritur në Kinë, ndërsa aktualisht punon si skenografe në botën e kinematografisë. Çifti kanë sëbashku katër vajza: më e madhja është 21-vjeçare, ndërsa e vogla, vetëm 6…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF