Këngëtarja Tuna Sejdiu dhe partneri i saj Patris Berisha u bënë për herë të parë prindër të një djali në muajin maj. Që nga ai moment këngëtarja i është përkushtuar Tianit të vogël dhe në çdo muaj që vjen data kur ai ka lindur na zbulon detaje mbi karakterin e të birit.
Këngëtarja ka vendosur të lërë mënjanë lumturinë që i ka sjellë Tiani i vogël, për të bërë një dedikim të rrallë për bashkëshortin e saj Patrisin. Ajo ka ndarë një mesazh të shkurtër, por kuptimplotë në foton e dy djemve të saj Patris dhe Tian.
“Nuk e kam ditur kurrë se sa shumë e kam dashur babin tënd, derisa pashë se sa shumë të donte ty”, shkruan këngëtarja.
Një deklaratë shumë e bukur plot dashuri kjo nga Tuna për Patrisin, a nuk mendoni edhe ju kështu?










Celebrity
Një romancë në horizont për Brad Pitt?


Celebrity
Dasmë mes Fedez dhe Ferragni?






Celebrity
Pak nostalgji nga… Majlinda Bregu

