Daljet e tyre në publik dhe në eventet me tapet të kuq janë gjithmonë të bujshme e mahnitëse. Çifti i njohur hollivudian Amal dhe George Clooney janë shfaqur në premierën e filmit të tij të fundit “Suburbicon” elegantë sigurisht, por të shoqëruar edhe me një person tepër të veçantë.
Ata janë fotografuar në tapetin e kuq me nënën e Amal, gazetaren Baria Alamuddin. Të dyja nënë e bijë ishin veshur me fustane të gjatë mbrëmjeje. Amal dukej rrëzëllitëse me buzëkuqin e saj të preferuar me ngjyrë pink, duke pozuar pranë bashkëshortit dhe të ëmës, sigurisht.
“Suburbicon” është një film i realizuar me regji dhe skenar nga aktori fitues i çmimit Oscar George Clooney. Filmi rrëfen anën e errët të një historie të viteve ’50-të dhe ka si aktorë protagonistë aktorët Julianne Moore dhe Matt Damon.