KreuCelebrity

Ekskluzive/Pse u largua Jonida nga ‘Pasdite në Top Channel’?!

Largimi i papritur i moderatores Jonida Shehu nga programi javor ‘Padite në Top Channel’ duket se ka lënë plot vend për komente. Në një kohë që burime pranë bordo.al kanë komfirmuar se Juli Krisafi do të jetë moderatorja e re e programit, të njejtat zëra kanë bërë të ditur arsyen pse Shehu u nxit për këtë lëvizje të menjëhershme.

Moderatorja ka patur një zënkë me produksionin, e kjo nuk ka qenë e gjitha. Pasi (Shehu) ka bërë të ditur se do të largohet, stafi përkatës i Top Channel e ka zëvendësuar në mënyrë imediate me Juli Krisafin. Kjo e fundit është gjendur po aq papritur përballë një angazhimi të tillë, ndërsa bëhet e ditur se tensionet mes Jonidës dhe produksionit kanë qenë të shpeshta përgjatë gjithë këtij sezoni…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF