KreuCelebrity

Juli Krisafi, të gjithë televizionet ku e kemi parë moderatoren

Jemi mësuar ta shohim më shpesh në rolin e spikeres së lajmeve, ndërsa sot u prezantua për herë të parë për këtë sezon si moderatore e ‘Pasdite në Top Channel’. Juli Krisafi është tashmë një nga figurat më të njohura të ekranit, edhe pse Top Channel nuk është i pari apo i vetmi televizion ku Juli ka prezantuar imazhin e saj. Ndoshta askujt nuk i kujtohet, por karriera e Krisafit ka nisur shumë më herët.

Për sa i përket shtypit të shkruar, zanafilla e një eksperience të tillë për moderatoren nis rreth 16 vite më parë, profil të cilin e braktis shumë shpejtë, pas ofertës për punë në televizion. Fillimet e saj si spikere nisin në ekranin e ‘Koha TV’, përvojë të cilën Krisafi e ka cilësuar si: “fillim i vështirë, dilematik, amatoresk”.

Në Klan TV, moderatorja qendroi për rreth një vit, konkretisht nga shkurti i vitit 2002, deri në mars të vitit pasardhës, ku u pa më së shumti si imazhi drejtues i edicioneve informative, por edhe si moderatore. Televizioni Alsat ishte stacionimi i Julit për plot dy vite, kohë kur Krisafi u prezantua me emisionin “Për Evropën”, e më pas në “Almanak”, program i konceptuar së bashku me Mira Meksin.

Në 2010, Top Channel do të prezantonte Julin si spikeren e re të lajmeve, për ta sjellë më pas në rolin drejtues të ‘Pasdite në Top Channel’. Dhe jo, nuk po flasim për ndryshimet në ditën e sotme, por për periudhën rreth pesë vite më parë. E tani, Krisafi do të jetë imazhi i po së njejtit emision, ndërsa nuk dihet ende nëse do të përmbyllë sezonin në këtë format apo jo…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF