Në klanin e famshëm Kardashian-Jenner, përveç lajmeve të bujshme të shtatëzanive të katër prej vajzave në të njëjtën kohë, edhe Kris ka gjetur mënyrën se si të qëndrojë në qendër të vëmendjes. Ajo ka ndryshuar look!
Kris ka ndjekur shembullin e Kim dhe është bërë një bionde me nuancë platini. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka pozuar e ulur në divan me një gotë martini në dorë dhe duket krejt ndryshe!
Ajo duket e rehatuar në divan, duke hedhur krahëve edhe pellushin e preferuar në foton që Kim ka postuar. Fansat nuk janë çmendur vetëm nga look-u i ri i Kris së cilës i komentojnë se duket e mrekullueshme. Mendohet se ajo sapo është ndarë edhe nga i dashuri i saj Corey Gamble.