KreuCelebrity

Çifti i njohur shqiptar që vodhi vëmendjen në galanë e FIFA-s…

Është zhvilluar mbrëmë ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Lojtari më i mirë për vitin 2017” nga FIFA në Londër. Këtë çmim e ka fituar sërish futbollisti i njohur portugez Cristiano Ronaldo.

 

Por, ajo që të binte në sy në këtë ceremoni ishte dhe pjesëmarrja e futbollistit të njohur shqiptar Granit Xhaka dhe të fejuarës së tij bukuroshe Leonita Lekaj. Kjo paraqitje e mesfushorit me partneren e tij ka vjedhur vëmendjen e fotografëve në “The Best FIFA Football Awards 2017”.

 

Mes Ronaldo e Neymar, edhe ata kanë pozuar në tapetin e kuq si një çift mjaft simpatik e të kombinuar me njëri-tjetrin me veshjet e tyre kuq e zi në London Palladium. Aktualisht, futbollisti luan me ekipin e Arsenalit. A nuk ju duket se kanë shkëlqyer mbrëmë në këtë gala sportive?

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF