Moderatorja e spektaklit “Dance with me”, Alketa Vejsiu shfaqet kurdo me një look elegant në ekran. Edhe mbrëmë gjatë spektaklit, ajo kishte zgjedhur një veshje jumpsuit me ngjyrë të zezë, me të cilën dukej se ndihej mjaft komode.
Por, për të publikun kjo veshje nuk ishte aspak e panjohur. Të njëjtën veshje dhe imazh ajo e shfaqi disa muaj më parë teksa ishte e ftuar në emisionin e Adi Krastës “E diell” në Top Channel. Në fakt, për prezantuesen Vejsiu ky nuk është rast i rrallë që ajo shfaqet me të njëjtën veshje në disa raste.
Siç duket Alketa dashurohet me veshjet e saj, sa i vjen keq t’i përdorë vetëm në një rast, edhe pse në ekran kjo është diçka që nuk preferohet! Gjithsesi, Alketa dëshiron t’u marë maksimumin veshjeve të saj, pa u shqetësuar nëse publikut i duket ripërsëritëse, apo e njëjta në shumë raste!


Kris Jenner ndryshon look!





Rita Ora, një tjetër arritje në muzikë!

Soni, një ditëlindje në punë e sipër!











