Nëse mendoni se në pallatin mbretëror çdo gjë shkon shënd e verë, atëherë gaboheni. Situata është acaruar shumë së fundmi, si pasojë e çiftit William dhe Kate. Duka i Kembrixhit i ka bërë një kërkesë Mbretëreshës, që e ka bërë këtë të fundit të mos ndihet aspak e kënaqur!
Kate është tashmë në pritje të fëmijës së tretë, e për këtë arsye William ka kërkuar që angazhimet rojale të bashkëshortes së tij të reduktohen sa të mundet. Kjo i është dukur krejt e papërshtatshme Elizabetës, ndërsa flitet se biseda mes saj dhe nipit ka qenë shumë e ftohtë. Nga ana tjetër, William nuk ka ndërmend të mos e suportojë Kate deri në fund.
Mbretëresha shquhet për turet e saj të gjata, në një kohë kur pësoi humbjen e babait dhe u përball me lindjen e dy fëmijëve. Nuk është hera e parë që kreu i oborrit mbretëror krijon hatërmbetje lidhur me rastet e prindërimit. Ishte Princeshë Diana ajo që i kërkoi të njejtën pauzë si Kate, kur ishte shtatzënë me djalin e parë William. Kohët kanë ndryshuar shumë…!