KreuCelebrity

Ermali pa brekë, ‘dislike’ fansat: Nga Xing e ke bërë Porno me Ermalin!

“Gjetja” e Ermalit për t’iu përgjigjur gjithë publikut, portaleve dhe gazetarëve që nuk miratuan daljen e Kejvinës, velinës së tij të re pa (me – thotë ajo) të brendshme duket se i është kthyer në të kundërt  prezantuesit Mamaqi! Nje status i tij, ku shfaqet lakuriq përpara kompjuterit me statusin: “Një ditë normale pune në zyrën e Xing me Ermalin. Pa merak njerëz. Jam me brekë.”, nuk është pëlqyer aspak nga ndjekësit e tij. Pavarësisht lajkave që ka marrë komentuesit, – mbi 200 të tillë në 6 orë, – kanë reaguar negativisht ndaj kësaj sjellje dhe shfaqje të Mamaqit.

Dikush madje e ka komentuar se programi i tij nga “Xing” është bërë “Porno” me Ermalin. Mënyra e Ermalit për të zhvlerësuar opinionet kundër Kejvinës dhe zhveshjes skandaloze të saj duket se tregojnë mentalitetin e këtij të fundit, se “sexy apo lakuriqësia shet”! Por, në fakt kjo klishe jo vetëm që nuk vlen, kur propozohet nga një program familjar, por aq më tepër kur deri më dje nuk ka qenë në axhendën e tij si prezantues. E për më tepër sjellja e tij e sotme, dalja ‘me brekë’ e tij në Instagram nuk tregon ndonjë përgjigje të zgjuar për të justifikuar ngjarjen e shëmtuar të programit të tij të fundit!

Disa nga komentet e ndjekësve të tij i sjellim këtu në Bordo.al për të konkretizuar gjithçka thamë. E nëse komentuesit nuk ja arrijnë ta bindin Ermalin se po gabon, dikush që ja do të mirën duhet t’ia thotë atij: ndro rrugë sa nuk është vonë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF