KreuCelebrity

Mike të ngushta në film, por ja çfarë fshihet pas ‘Sex and The City’!

Nëse sa herë dëgjoni ‘Sex and The City’, në mendje ju kalon imazhi i katër mikeve të ngushta, realiteti është krejt i kundërt. Kim Cattrall ka rrëfyer se marrëdhënia mes saj dhe kolegeve në serial nuk ka qenë aspak e këndshme, e aq më tepër miqësore. Aktorja ka zbuluar se relata me vajzat e tjera mbetej në kufijtë e të ftohtës, dhe asgjë më tepër se kaq.

“Nuk kemi qenë mikesha. Kemi qenë thjesht kolege, dhe në një farë mënyre kjo është më e mira për t’u bërë”, është shprehur 61-vjeçarja në një intervistë për një radio angleze. Nga ana tjetër, Kim është përfolur si një nga aktoret më të apasionuara pas serialit, kryesisht prej përfitimeve dhe të ardhurave prej tij. Zëra të tillë janë mohuar menjëherë nga Cattrall, duke i cilësuar aludimet si ‘qesharake’.

Kim është tërhequr nga seriali, gjë që ka shqetësuar fansat. Por, Cattrall ka patur një përgjigje edhe për këtë. “E kam luajtur Samantën për 20 vite. Është koha të eci përpara dhe të njejtën gjë duhet të bëni dhe ju”,  i është përgjigjur aktorja një prej ndjekësve të saj. Kim nuk ka kursyer fjalët as për Sarah Jessica Parkes, që sipas artistes mund të ishte treguar edhe më e mirë gjatë xhirimeve. Epo, armiqësi të tilla nuk është hera e parë që i dëgjojmë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF