Aktori i njohur Elvis Pupa ndodhet prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familjen e tij. Ai ka qenë shpesh mes Tiranës e Amerikës për shkak të impenjimeve të tij profesionale.
Pak kohë më parë Elvisi njoftoi gjithë fansat e humorit të tij se projekti i ardhshëm profesional nuk do të ishte më në ekranin e Digitalb. “M’fal për shprehjen” e solli më pranë publikut shqiptar aktorin duke u shkaktuar shumë të qeshura me humorin e tij aktual.
Duket se çifti i njohur mund të ketë braktisur Amerikën për Tiranën. Ka qenë një foto e postuar nga Belina ajo që na ka bërë të mendojmë kështu! “Gati për të dhënë mësim sërish”, shkruan ajo në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Ndoshta kjo zhvendosje mund të ketë lidhje edhe me projektin e ardhëm profesional të Elvisit, të cilin nuk e dimë ende pjesë e cilit ekran do të jetë!