Ata janë një nga çiftet më të njohur të balerinëve në Shqipëri, të cilët përveçse në skenë e në një televizion, janë çift i martuar edhe në jetën reale!
Çifti i koreografëve të njohur Ola Hasani dhe Esdalin Gorani janë bërë prindër për herë të dytë! Pas vajzës së tyre të madhe Olesias, ata janë bekuar me një djalë!
Këtë lajm të gëzueshëm e ka dhënë Esdalini, përmes rrjeteve sociale! Ai ka ndarë një foto me vogëlushin e porsalindur teksa e mban në krahë dhe e puth në ballë. “Me çunin”, shkruan balerini i njohur.
Vajza e madhe e koreografëve të njohur të Top Channel, ka shkuar në klasë të parë këtë vit. Tani familja u plotësua edhe me vogëlushin! Urime e me jetë të gjatë!