Pas rrëfimeve të njëpasnjëshme të aktoreve të njohura mbi ngacmimet dhe abuzimet seksuale të producentit Harvey Weinstein për tre dekada resht, një tjetër rast i tillë po bën bujë në Hollivud, ai i aktorit të njohur Steven Seagal!
Seagal është akuzuar nga prezantuesja e njohur e shfaqjes “Inside Editon” Lisa Guerrero se aktori e ka ngacmuar në vitet ’90-të gjatë provave për filmin “Fire Down Below”. Seagal e kishte kërkuar Lisa-n për një audicion në shtëpi ku ishte shfaqur i veshur vetëm me një rrobë mëndafshi në trup.
Lisa, e cila kishte shkuar e shoqëruar me një mikeshë, ka marrë menjëherë një telefonatë nga menaxheri i saj ku i kërkohej të shkonte sërish për një rol filmi në shtëpinë e Seagal, por vetëm e për një takim privat.
Ajo nuk pranoi dhe roli iu dha një aktoreje tjetër. Seagal është akuzuar për sjellje të tilla edhe nga aktorja Jenny McCarthy së cilës i ka kërkuar me ngulm të zhvishet në audicion.



Elvisi dhe Belina kthehen në kryeqytet?












Pse mungoi Bella në ditëlindjen e Drake?




