Pse një reagim i tillë nga Vic B? Ndoshta sepse kështu e trajtojnë shoqet e ngushta njëra-tjetrën! Victoria dhe Eva Longoria janë bashkuar në një event në Los Anxhelos, e nuk është nevoja të themi që nuk i kanë rezistuar dot shoqërisë së tyre.
Aktorja ka pësuar një aksident me këmbën, arsye që e ka detyruar të përdorë një ‘këpucë’ ndihmëse për balancimin dhe butësinë në ecje. Beckham nuk ka nguruar të postojë një foto krahë Longorias, e si për të mos mjaftua kjo, imazhin e ka shoqëruar me shkrimin: “Çizme e bukur! Të dua Eva Longoria!” Shoqëruar me ikonat e të qeshurës, Victoria ka dëshmuar dhe një herë se sa miqësi të fortë ka mes saj dhe aktores.
Vic është parë edhe duke u përqafuar me bashkëshortin, David. Shoqëria mes vajzave ka nisur që në kohën kur çifti Beckham u shpërngul në Amerikë, çka tregon se lidhja mes tyre është më shumë se 10-vjeçare. Longoria ka qenë e pranishme në shumë evente të familjes së futbollistit, ndërsa marrëdhëniet mes tyre janë të shkëlqyera…



Ca fjalë të ëmbla, nga Jonida, për Dan!

E dinit kaq romantik Elgitin…?







Elvisi dhe Belina kthehen në kryeqytet?








