KreuCelebrity

Ku janë djemtë?! Anjeza Maja (ende!) me statusin single!

Mesa duket, personazhet e ekranit nuk kanë pak për të zbuluar këtë sezon. E ftuara e sotme në Pop Culture ka qenë Anjeza Maja, e cila foli për blogun e saj të gatimit, aktivitetit në palestër, si dhe nuk ka lënë pa përgjigje pyetjen se nëse ka patur ngacmime seksuale gjatë karrierës disa vjeçare apo jo.

Anjeza ka rrëfyer se ka qenë e shoqëruar nga familjarët në çdo kohë, gjë që ka shmangur situata të këtij lloji. Por, për çfarë është përfolur më së shumti Maja këto kohët e fundit? Edhe pse media rozë shkruajti jo pak për lidhjen e saj të dashurisë me Denion Mejdanin, moderatorja deklaroi se është…single! Drejtuesit e emisionit nuk janë mjaftuar me kaq, duke i bërë Anjezës një lojë, drejtpërdrejtë në studio.

Teksa i kanë treguar disa foto të bashkangjitura të personazheve meshkuj shqiptarë, moderatorja ka qenë e detyruar të zgjedhë vetëm njërin prej tyre. Emrat e përzgjedhur ishin: Sajmir Tahiri dhe Erion Veliaj, Florian Agalliu dhe Alban Musa, Ledion Liço dhe Ledri Vula, ashtu sikurse edhe Blerim Destani e Denion Mejdani. Anjeza, si për çudi, ka zgjedhur këtë të fundit, por nuk është çasti për spekulime. Maja ka bërë të ditur se mes tyre ekziston një miqësi e ngushtë, duke justifikuar në një farë mënyre edhe zgjedhjen e saj përfundimtare. Epo, nëse thotë Anjeza që janë miq…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF