Fotot e ndryshme nga Jonida nuk na kanë munguar, sidomos kohët e fundit, ndërsa kemi parë jo pak edhe nga djali i saj, Dan. Gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duket se Dan-it nuk i mungon aspak shoqëria e të ëmës. Këtë herë, Maliqi ka patur një dedikim të veçantë për vogëlushin e saj, e këtë e ka shprehur në pak fjalë.
Një frazë e tillë, në fakt, vlen për të gjitha nënat, por Jonida e ka shoqëruar shkrimin me një foto mjaft të veçantë. Me duart e Dan-it rreth e qark këngëtares, Maliqi ka shkruar: “Nënat ia mbajnë duart fëmijëve për një moment, ndërsa zemrat për gjithë përjetësinë.” Komentet e ndjekësve të këngëtares kanë qenë të menjëhershme, ku më shumë dallohen fjalët pozitive dhe suportuese të disa prej fanseve të Jonidës.
Kujtojmë se Maliqi nuk ka preferuar më parë ekspozimin e imazhit të Dan, ndërsa që prej disa muajsh tashmë të voglin e saj e kemi parë shumë herë këto kohët e fundit. Nuk dihet pse ka ndryshuar mendje artistja, por duhet ta pranojmë që profili i saj në rrjetet sociale është bërë edhe më interesant nga prania e Dan…

E dinit kaq romantik Elgitin…?







Elvisi dhe Belina kthehen në kryeqytet?











