KreuCelebrity

Eli Fara: “Nuk është mirë të bëhesh nënë në moshë të re!”

Këngëtarja korçare Eli Fara është një emër i njohur i muzikës shqiptare e cila vazhdon të jetë tepër e preferuar nga publiku në aktivitetet e ndryshme muzikore ku merr pjesë.

Eli ka qenë sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku krahas impenjimeve profesionale ka folur edhe mbi marrëdhënien me vajzën e vetme, Marinën. Këngëtarja ka treguar se ato janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ka një arsye për këtë gjë.

 

“Kam qenë vetëm 18 vjeçe kur lindi Marina. Nuk është mirë të bëhesh nënë në moshë kaq të re. Megjithatë me kalimin e viteve, i thua vetes se ke bërë mire”, ka treguar ajo me emocion.

Eli dhe Marina janë një dyshe nënë e bijë mjaft simpatike dhe tepër të pranishme edhe në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF