KreuCelebrity

Bebe Rexha: “Ndjesë, por më ka kapur paniku…!”

Bebe Rexha na është prezantuar gjithmonë si imazhi i vajzës rebele, seksi, por edhe mjaft të guximshme në të njejtën kohë. Duke u rritur gnithmonë e më shumë në karrierë, duket se këngëtarja është në panik së fundmi, e jo pa arsye. Ndoshta, në situatën e Rexhës kemi qenë të gjithë të paktën një herë…

Nëse ende nuk e keni mësuar, po ju themi se Bebe Rexha ka arritur të jetë në dhjetëshen e këngëve më të dëgjuara në iTunes. Një fakt i tillë e ka lumturuar pa masë artisten, e cila nuk ka rreshtur së postuari foto e video në MyStory. “Ndjesë që po postoj kaq shumë, por nuk po marr vesh se ç’po ndodh. Më ka kapur paniku, sepse çdo gjë po shkon kaq mirë”, ka shkruar Bebe në një nga postimet, ndërsa nuk kanë munguar imazhet e Rexhës, ku duket tejet e emocionuar.


Kanë qenë edhe miqtë e këngëtares ata të cilët e kanë festuar po njësoj një arritje të tillë, dhe Rexha nuk është mjaftuar me kaq. “…E urrej kur njerëzit nuk entuziamohen më. S’do ndodhi kurrë! Nuk kam nevojë për njerëz që të më suportojnë e të më blejnë këngët. Do emocionohem po aq sa herën e parë. Ky është një bekim. Fansat e mi janë më të mirët. Kaq”, ka shkruar më tej këngëtarja, e cila ka zbuluar se renditet e teta në listën e dhjetëshes në iTunes. Urime, Rexha!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF