KreuCelebrity

Kate Winslet: “Nuk kam komente mbi akuzat seksuale ndaj Allen!”

Skandali i Harvey Weinstein përfshiu edhe Kate Winslet, e cila nuk e falenderoi producentin gjatë fjalimit për pranimin e çmimit Oscar. Sipas saj, fakti që shumë femra ia kanë dalë të flasin hapur lidhur me një nga producentët më të fuqishëm në Hollywood, është diçka vërtetë e guximshme dhe për t’u duartrokitur. Ajo e pranoi se mos-falenderimi i emrit të Weinstein, gjatë një nga moementeve më të rëndësishme të karrierës së saj, vinte si pasojë e përballjes me ngacmime seksuale.

Nga ana tjetër, aktorja po punon aktualisht në projektin e ri të Woody Allen, i cili u akuzua nga vajza e tij, Dylan Farrow, për abuzim seksual në 2014. Winslet i ka shmangur komentet për një çështje të tillë, duke deklaruar se: “Është një vendim i vështirë, në të cilin më mirë të mos përfshihem këto kohë.” Muajin e shkuar, aktorja ka deklaruar se puna më regjisorë si Allen apo Roman Polanski është një eksperiencë e jashtëzakonshme.

Kate ka shtuar se nuk e njeh mjaftueshëm Woody-n, e aq më pak ish-familjen e tij, çka e vështirëson punën në të mbajturit anë. Sipas saj, Allen është një burrë i jashtëzakonshëm me të cilin ka patur fat të punojë, ndërsa nuk i është dukur e përshtatshme të japë komente të mëtejshme mbi akuzat e fundit. I njejti mendim ka vlejtur edhe për Polanskin, ndërsa çështjet vazhdojnë të hetohen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF