KreuCelebrity

Arbana Osmani reagon mbi vdekjen e minatorit në Bulqizë…

Ditën e djeshme një minator i ri humbi tragjikisht jetën në minierat e Bulqizës, pasi e zuri poshtë një masiv shkëmbinjsh. Ky profesion ka kushte të vështira të punës dhe nuk janë të pakta rastet e fatkeqësive të tilla.

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar në lidhje me këtë fatkeqësi duke kujtuar se vetëm një javë më parë ndodhej aty, 1100 metra në nëntokën e Bulqizës për xhirime dhe ka prekur nga afër realitetin e nëntokës dhe kushtet e vështira.

 

“Një javë më parë xhiruam për #duatëtëbëjtëlumtur 1100 m nën tokë në Minierën e Bulqizës, aty ku sot ka humbur jetën një minator 31 vjeçar nga një masiv gurësh. Duke i dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes, mezi presim t’ju tregojme këtë sezon historitë më të jashtëzakonshme që vijnë edhe nga nëntoka.”

Historitë njerëzore të sezonit të dytë të “Dua të të bëj të lumtur” duket se kanë prekur çdo skaj të Shqipërisë, edhe minierën e Bulqizës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF