Një nga ndarjet më të fundit që shokoi publikun e gjerë ishte dhe ajo mes Fergie dhe Josh Duahmel. Pas tetë vitesh të lumtura martesë, dy yjet vendosën ta çonin lidhjen bashkëshortore në divorc. Që nga lajmi i trishtuar, këngëtarja është shprehur disa herë e emocionuar mbi marrëdhënien me ish-bashkëshortin.
Në një nga intervistat, Fergie është shprehur se e kishte menduar gjithmonë jetën krahë Josh. Artistja ka shpërthyer në lot dhe ka theksuar se lidhja e tyre vazhdon të mbetet e fortë, e kjo falë djalit 4-vjeçar që kanë së bashku. Fergie ka rrëfyer se vazhdon ta dojë ende shumë Duhamel, ndërsa nuk ka dhënë shpresë për një rikthim të çiftit.
Fansat po shpresojnë të kundërtën, që pas lajmit që askush nuk e priste. Dy yjet dukeshin më të lumtur se kurrë, por sipas burimeve të afërta krisja mes tyre ka nisur që në muajin shkurt. Ky ishte rasti i dytë i divorcit për këtë sezon, që pas ati të Faris dhe Pratt…











Ca fjalë të ëmbla, nga Jonida, për Dan!

E dinit kaq romantik Elgitin…?







Elvisi dhe Belina kthehen në kryeqytet?
