E kemi parë krahë kryetarit të bashkisë në evente nga më të ndryshmet, ashtu sikurse është e njohur si partnerja e jetës e së njejtës figuë. Sot, emrin e Ajola Xoxës e dëgjojmë në një sferë krejt ndryshe, që në fakt, as nuk na kishte shkuar mendja. Mund të mos e keni ditur, por që sot e tutje, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë të kryeqytetit do të jetë…regjisore klipesh!
Vlerësuar për organizimet e ndryshme të eventeve artstike, Miriam Cani e ka përzgjedhur Ajolën si krijuesen e klipit të saj ri. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, teksa theksoi disa herë se e vlerësonte anën kreative të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë. Cani ka theksuar se projekti do të jetë i përmasave të mëdha, aq sa iu është dashur t’i drejtohen një kompanie filmike për ndihmesë në staf, organizim dhe pajisje.
Miriami ka shprehur besimin e plotë se ky do të jetë një sukses i madh për Ajolën, duke na lënë të kuptojmë se mesa duket, karriera në fushën e klipeve sapo ka nisur për Xoxën. E në fakt, nëse vërtetë Ajola ia del si duhet, ky mund të jetë thjesht një ogur i mbarë për xhirime të mëtejshme të klipeve të reja. Dhe ç’është e vërteta, për këngëtarë nuk vuajmë!









Ca fjalë të ëmbla, nga Jonida, për Dan!

E dinit kaq romantik Elgitin…?







Elvisi dhe Belina kthehen në kryeqytet?


