KreuCelebrity

Stili magjepsës i Dua Lipës. Zbuloni pamjen më të bukur të grimit

“Ka lindur në Londër në 1995, por ka origjinë shqiptare dhe kosovare, Dua Lipa, ylli i ri i pop-it që bën të çmendet bota.”. Kështu e nis shkrimin dedikuar këngëtares me origjinë shqiptare revista italiane e modës “Grazia.it”, e fokusuar kryesisht te grimi dhe kozmetika .

Emri i saj në gjuhën shqipe do të thotë: Unë dashuroj”, që “Unë dua”, dhe do të thotë shumë për karakterin e saj shpërthyes dhe pasionant të yllit në këtë moment të turit të saj me albumin New Rules.

Stili i Dua Lipas është ekstremisht me magjepsës dhe transformues. Ylli kalon në fakt nga një look i thjeshtë, plotësisht në make up skenografik. Përveç se mban shpesh flokë të lirshëm duke parapëlqyer stil të harmonizuar me onde dhe ndarjen e flokëve me vijë në mes, nuk heq heq dorë nga mbledhja e flokëve topuz në rastet speciale. Zbuloni këtu pamjen më të bukur të Dua Lipës, fokusi te grimi dhe flokët e këngëtares shqiptare.

E thjeshtë dhe e guximshme  

Buzë ngjyrë mishi, shumë voluminoze, vetull të ekspozuar me cepin e brendshëm të ndritshëm, super.

Vajzë me shkëlqim

Kohë më parë Dua Lipa ka lançuar në bashkëpunim me Mac Cosmetics një të kuq buzësh transparent, që u jep një efekt shumë voluminoz buzëve.

Video e saj është publikuar në instagram.

E njëanshme

Shikim mospërfillës dhe konturuese, ylli i popit anglez.

Flokë me vijë në mes dhe me onde

Një look natyral për Dua Lipën që zgjedh buzë ngjyrë mishi për trukun dhe lë flokët me onde natyrale dhe vijë në mes.

Mbledhja e flokëve vintage

Me topuz dhe vijë në mes dhe të lëmuar. Fokusi i trukimit janë padyshim qerpikët me një impakt të lartë.

Ëndrra të argjendta

Efekt varaku për hijen ngjyrë argjendi të zgjedhur nga këngëtarja. Vetullat bien shumë në sy.

Bukuri natyrale

Look nude, flokë të gjatë dhe të lirshëm, me vijë të rregullt në mes. Pamja e saj është rrezellitëse.

Electric Blue

Trukimi i syve me blunë elektrike për Dua Lipën është zgjedhur nga nga make up artist Francesca Angelina Brazzo.

Në skenë

Në skenë Dua zgjedh një pamje ekstra natyrore me flokë të lëshuara. Thonjtë janë në një ngjyrë të lehtë, të kaltër në gri.

Soft Smokey

Trukimi i syve i këngëtares është shumë i sfumuar me ngjyrat e tokës. Buzët janë bezhë e lehtë dhe flokët e dendur.

Nude & Glossy

Dua adhuron të kuqin me nuanca natyrale, më mirë qëndron te bezha. Ja një variant me shkëlqim.

Qerpikë joshës

Qerpikët janë një nga pikat e forta të këngëtares britanike, që nuk heq dorë kurrë t’i nxjerrë në pah me një rimel.

E kuqja e artë

Hija e artë e së kuqes më brilante për Dua Lipën, që e kombinon këtë make up me sy e buzë me shkëlqim.

Gjithçka pjeshkë

Make up-i i syve dhe fytyrës ngjyrë pjeshkë, një nuancë delikate, që thekson bukurinë natyrale të këngëtares. Shumë e bukur edhe kapja topuz.

Onde të bukura

Një prej pamjeve të flokut më të preferuara të Duas.

Thonj si kthetra

Thonjtë Dua Lipa janë shumë të gjatë, në një jeshile ngjyrë pastel.

Sy mace

Sytë e yllit të popit vijnë të zgjatur nga jashtë me penel, duke krijuar një shikim felino. Kombinimi me buzëkuqin ngjyrë tulle shumë i përshtatshëm.

Viola shimmer

Shkëlqim në nuancat  e vjollcës, perfekt për të nxjerrë në pah sytë e errët të Duas.

Buzë mat

Buzëkuqi bezhë mat: një zgjedhje magjepsëse për t’u kopjuar.

Kapje e çrregullt

Një foto e vjedhur nga backstage i një koncerti: Dua Lipa bën një kapje praktike dhe trendy të flokëve. Na pëlqen!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF