Me nisjen e sezonit të ri televiziv në muajin shtator Bordo.al ju tregoi gjithë moderatorët që janë në garë të fortë me njëri-tjetrin mbi shikueshmërinë dhe audiencën!
Një prej emisioneve më të ndjekur të pasditës në televizionet shqiptare “Rudina” në televizionin Klan ka arritur gjatë ditës së djeshme të listohet i pari për audiencë! Lajmin na e jep vetë moderatorja e këtij programi, Rudina Magjistari e cila falenderon ndjekësit!
“Fantastike! Share i djeshëm ka prekur 54,7 %. Faleminderit që na ndiqni, të gjithëve!”, shkruan e emocionuar moderatorja në foton ilustruese me grafikë që ka ndarë për ndjekësit. Ajo shton se programi i saj e ka fituar audiencën më të madhe ndaj të gjitha televizioneve shqiptare.
Emisioni “Rudina” nën drejtimin e moderatores së dashur për publikun shqiptar Rudina Magjistari, na shoqëron çdo ditë në orën pesë me personazhet e ftuar dhe prek tema nga më të ndryshmet, ndaj nuk është aspak çudi që ka dalë i pari!


Si ju duket Ami gjatë pritjes së ëmbël…?

















Ca fjalë të ëmbla, nga Jonida, për Dan!
