Një nga çiftet e njohur të showbizit shqiptar, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Joeli do të bëhet së shpejti me një motër.
Shtatëzania e dytë e Amit u bë publike nga Ermali në rrjetet sociale pa dashjen e saj, po kështu edhe gjinia e fëmijës u zbulua përmes një interviste mbi përrallat për vajza, siç ua kemi treguar në Bordo.al.
Po si po shkon pritja e ëmbël për Amin? “Dy prindër të lumtur”, shkruan Ermali në foton që ka ndarë sot, teksa të dy me Amin po shijojnë kafenë. Duket se kjo shtatëzani e ka zbukuruar edhe më shumë moderatoren e njohur e cila së fundmi është treguar e kujdesshme me fotot duke shfaqur vetëm portretin e saj.