KreuCelebrity

Lorik Cana, Ambasador i “Grassroots” për Shqipërinë

Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve Lorik Cana e mbylli karrierën e tij të suksesshme në futboll përmes dy ceremonive madhështore të lamtumirës të organizuara për nder të tij në stadiumet “Loro Boriçi” dhe “Velodrome”.

Pas shkëputjes nga futbolli, Loriku është përfshirë në një projekt mjaft të rëndësishëm! Ai është bërë Ambasador i projektit “Grassroots” për Shqipërinë dhe është prezantuar me këtë detyrë në një konferencë shtypi sot në Federatën Shqiptare të Futbollit së bashku me Armando Dukën.

 

“Kur jam prezent në ambientet e Federatës ndihem mirë, pasi ndihemi si nëj trup i vetëm duke punuar për ngritjen e cilësisë. Gjithsecili mundohet të japë vlerat profesionale. Unë e ndiej detyrë të kontribuoj në futbollin e vendi tonë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Kosovën.”, ka thënë Cana.

“Ne si shoqëri kemi përfituar shumë nga sporti. Vitet e fundit është demonstruar nëse ne punojmë, mund të jemi të suksesshëm. Ne jemi nje vend në zhvillim dhe futbolli ndihmon në këtë pjesë.”

“Unë mendoj që për të pasur një pjesëmarrje të madhe nuk vjen brenda një dite. Ne në vendin tonë nuk e di a e kemi pasur më parë, por unë do vazhdoj të jap stimuj, të nxit njerëzit të merren me futboll”.

“Është një program për të marrë pjesë në futboll. Unë tani bëj pjesë tek veteranët dhe kam vendosur të vazhdoj me projektet e Federatës, për të bindur dhe nxitur të gjithë për t’i mbajtur me frymën e sportit.”

 

“Nuk do të jetë një detyrë e përditshme, por kërkon një punë të madhe. Rezultatet i presim pas disa vitesh. Në vendin tonë është e vështirë të vendosësh baza për trajtnimin e fëmijëve, por jemi duke ecur përpara.”

“Duhen njerëz që të kenë ide dhe projekte. Pse të mos e bëjmë edhe ne investimin që ka bërë Goran Pandev në Maqedoni”, ka treguar Cana gjatë konferencës për shtyp.

Projekti “Gassroots” financohet nga UEFA dhe ka të bëjë kryesisht me zhvillimin e projekteve të ndryshme me fëmijët dhe përhapjen e sportit te fëmijët që rriten në kushte të vështira duke luajtur në trotuare bulevardesh dhe jo në fusha futbolli.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF