Sot është një ditë tepër speciale për balerinën e njohur Klaudia Pepa, është dita e saj! Ajo feston 25-vjetorin e lindjes!
Balerina na ka bërë pjesë të ditëlindjes së saj duke na treguar përmes rrjeteve sociale se si ka nisur kjo ditë e lumtur për të. Klaudia, e sapozgjuar me veshjen e saj të bardhë të mëndafshtë mban në dorë tullumbacat me numër njëzetë e pesë.
Ajo ka pozuar e rrethuar nga tullumbacat dhe surprizat e ditëlindjes. Çantat me dhurata luksoze nga marka e saj e preferuar Chanel, Dior, Agent Provocateur e Swarovski e kanë bërë më të bukur këtë ditë për balerinën.
Urimet e ndjekësve dhe miqve të Klaudias në këtë postim kanë qenë të pafundme! Mes tyre të bie në sy edhe urimi i ish-bashkëshortit të saj, Albi Nakos. Ja se si e ka uruar ai Klaudian: “Edhe 75 vite të tjera ti jetosh e lumtur e gëzuar siç ke zemrën. Happy birthday!”
Edhe pse ish-çifti kanë qenë në qendër në vëmendjes që pas divorcit e termit të bujshëm “vëlla” që Klaudia përdori ndaj Albit në një mesazh përshëndetës, duket se marrëdhënia mes tyre ka mbetur shumë miqësore! Gëzuar ditëlindjen Klaudia!