Moderatorja e njohur sportive Enkeleida Zeko, është një personazh që ka preferuar të mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike. Si rrallëherë, ajo ka ndarë një foto me bashkëshortin Florin dhe vajzën Ester, por duke u kujdesur të mos i zbulojë portretet.
Ka një arsye të veçantë kjo foto, bashkëshorti i moderatores feston ditëlindjen dhe ajo ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim plot dashuri! Ja urimi i saj:
“Që kur ka ardhur Ester në jetë, ditëlindjet tona nuk kanë shumë rëndësi… Sepse kështu je ti, jep dashuri pa kufi për këtë familje. Je shok i mirë, baba i mrekullueshëm dhe bashkëshort ideal. Nuk të pelqejnë dukjet sepse je i vërtetë, i sinqertë, me një zemër që fal dashuri pa kushte.”
“Asnjëhere s’kam arritur të ta shpreh atë që ndjej për ty, sepse s’ka fjalë e gjeste për të treguar çfarë kam në zemër…Vetëm një gjë duket se më ngushëllon, kur çdo ditë falenderoj Zotin që të solli në jetën time. Gëzuar ditëlindjen Flor, gëzo çdo ditë plot shëndet e lumturi me mua dhe Ester… Të duam të dyja deri në pafundësi…”, përfundon ajo.
E kishit parë ndonjëherë kaq të dashuruar Enkeleidën?