Deri dje kishte vetëm thashetheme, por sot gjithçka doli e vërtetë!
Vetëm një javë pasi Kendall Jenner u pa në ndeshjen e basketbollit Clippers vs. Lakers, në mbështetje të lojtarit 28-vjeçar të Clippers, Blake Griffin, revista US Weekly konfirmon lidhjen e tyre.
Një burim anonim ka dhënë detaje mbi lidhjen e tyre, duke thënë se Kendall ka ndjekur mjaft ndeshje të tij, dhe të dy kalojnë mjaft kohë bashkë, në privatësinë e shtëpisë, kur Blake ndodhet në qytet.
Jo vetëm kaq, por çifti i ri ka vizituar studion “Universal” së bashku me motrën e Kendall, Kylie Jenner, dhe të dashurin e saj, Travis Scott, për të provuar eksperiencën “Halloween Horror Nights” të ofruar nga studioja.
“Kendall mendon se Blake është i lezetshëm dhe gazmor, por gjithashtu seksi.” – thotë burimi. – “Blake mundohej shumë që ta bënte Kendall të dashurën e tij.”
Më parë, Kendall Jenner përflitej të ishte lidhur me rreperin A$ap Rocky, por modelja nuk e konfirmoi asnjëherë lidhjen. Sipas intervistës së saj me Harper’s Bazaar, Kendall preferon t’i bëjë gjërat serioze me dikë, përpara se ta ndajë marrëdhënien e saj me botën.