Këngëtarja e njohur Pop Rita Ora është padyshim në periudhën e saj më të suksesshme artistikisht! Këngët e saj shndërrohen të gjitha në hite dhe klipet me një shikueshmëri tepër të lartë!
Imazh i kompanive “Rimmel London” dhe “Absolute Vodka”, Rita Ora-n do e shohim edhe si një prezantuese mjaft simpatike në MTV EMA në Wembley, Londër. Ndërkohë që këngëtarja vazhdon të argëtojë publikun me koncertet dhe muzikën e saj, paraqitja e fundit në “Kiss House Party” na la pa fjalë!
Në prag të festës së famshme të Halloween-it këngëtarja kishte zgjedhur për koncert të vishej si një bimë helmuese “Ivy”. E veshur me të gjelbra e gjethe nga koha tek këmbët dhe me një paruke flokëkuqe Rita dukej krejt ndryshe!
“Nuk ishte dhe kaq e thjeshtë të performoje me këtë veshje”, ka shkruar Rita e cila ka performuar nën shoqërinë e balerinëve të saj. Si ju duket idea e një veshjeje të tillë për Halloween, nëse jeni ende pa një kostum?