KreuCelebrity

Çfarë e shqetësoi Elvisin sot…?

Ju treguam se aktori i dashur i humorit Elvis Pupa është rikthyer në kryeqytet. Bashkëshortja e tij Belina ka filluar punë si pedagoge në Fakultet, ndërsa për projektin e radhës së Elvisit jemi akoma në pritje se ku do ta shohim!

 

Pothuajse në çdo postim në rrjetet sociale, aktori nuk mund të mos tregojë edhe aty anën e tij humoristike në lidhje me çështje të ndryshme që e shqetësojnë nga aktualiteti. Me të ardhur në kryeqytet, Elvisit i kanë bërë përshtypje rregullat në një restorant ku po drekon.

“Të detyruar nga policia tatimore, në restorant, akoma pa ardhur ushqimi të vjen fatura. Duhet ta hash me zor, edhe po s’të pëlqeu”, shkruan ai duke treguar kuponin tatimor ende pa ardhur porosia në tavolinë.

Si gjithmonë komentuesit e kanë përkrahur aktorin e preferuar, duke u shprehur gjithashtu me humor se “Këtu ka shtet”  me “Rregulla të rrepta”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF