Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi, e cila po zhvillon karrierën e saj profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javë më parë ndau një video në rrjetet sociale në të cilën përqafohej me këngëtaren me famë botërore Selena Gomez të cilën e quante të mrekullueshme!
Ky takim mes vajzave tërhoqi shumë vëmendje, por duket se Xhesika nuk e ka lënë me aq! Vetëm pak momente më parë ajo ka ndarë një tjetër foto me një grup vajzash ku midis tyre shohim sërish Selenën, yllin e hitit “Fetish”.
Duket se nga fotoja që ka publikuar Xhesika, vajzat gëzojnë një miqësi mes tyre e frekuentojnë të njëjtat ambiente. Modelja e njohur e cilësuar Si Gigi Hadid shqiptare, krahas karrierës në Amerikë po zgjeron edhe rrethin e miqësisë me emra të njohur të showbizit.