Klani i njohur Kardashian-Jenner, pasi festoi dekadën e tyre të bujshme e të sukseshme, na ka shoqëruar me lajmet e njëpasnjëshme të zgjerimit të familjes. Kim pret fëmijën e tretë nga një nënë surrogatë, ndërsa Kylie e Khloe janë në pritjen e ëmbël për herë të parë!
Khloe, në muajin e pestë të shtatëzanisë, është në pritje të një djali nga i dashuri i saj Tristan Thompson. Deri më tani, edhe ajo si Kylie është përpjekur të fshehë barkun e rrumbullakosur përmes bluzave të gjëra të markës së saj “Good American”, por tani duket se nuk e fsheh dot më!
Pas xhirimeve të episodit të reality-t të njohur “Keeping up with the Kardashians”, Khloe është fotografuar ndryshe nga herët e tjera, duke e shfaqur siluetën e barkut të rrumbullakosur, edhe pse e veshur me të zeza!
Khloe ka treguar se po përjeton neps për të ëmblat gjatë kësaj shtatëzanie dhe se i dashuri i saj, basketbollisti Tristan Thompson po e llaston shumë. Duke qenë se kjo është eksperienca e parë e pritjes së ëmbël për të, ajo nuk ngurron t’u kërkojë këshilla të motrave Kourtney e Kim.

Çfarë e shqetësoi Elvisin sot…?





Alketa fton Fiorin në “Dance with me”?













Si ju duket Ami gjatë pritjes së ëmbël…?
