Fisniku i kinemasë dhe teatrit shqiptar Robert Ndrenika i është bashkuar një fushate bamirësie, në bashkëpunim me organizatën “Një Drit Shprese”.
Kësaj radhe kemi të bëjmë me bluza, ku vetë legjenda e kinematografisë shqiptare është stampuar mbi të, dhe fjalët “Nuk ka lumturi në këtë jetë… ka vetëm pika lumturie” poshtë tij.
E kemi hasur sa e sa herë këtë fjali të urtë, postuar nga portalet shqiptare, dhe pse të mos sillen pika lumturie në botë nëpërmjet saj?
Fitimet e nxjerra nga shitjet e bluzave shkojnë për bamirësi, dhe bluzat e porositura dërgohen në çdo vend. Një bluzë kushton 2000 lekë të reja dhe mund të porositet në Instagram, te faqja @njedritshprese.
Robert Ndrenika poston shpesh mbi këtë nismë, me postimin e tij më të fundit në Instastory që qorton blerjen e markave të shtrenjta, por jo të bluzave që bëjnë të lumtur një familje në nevojë.
Një krahasim i drejtë dhe i vërtetë për realitetin shqiptar.










Khloe Kardashian nuk e fsheh dot më…

Çfarë e shqetësoi Elvisin sot…?





Alketa fton Fiorin në “Dance with me”?



