Prindërit e rinj Bradley Cooper dhe Irina Shayk vazhdojnë daljet me vajzën e tyre Lea de Seine. Në daljen e tyre më të fundit, një familje jashtëzakonisht e bukur prej tre vetash la pa fjalë plazhin në Malibu, ku aktori mbante fëmijën e tij mbi shpatulla, ndërsa Shayk kishte një pamje gjithë krenari. Mund të këtë diçka më të mahnitshme se kaq? Pamja në fotografi duket sikur ka dalë nga ndonjë film Hollywood-i.
Lea e vogël, e cila ka lindur në mars, është kombinuar me nënën e saj modele, në një pamje të bardhë, ndërsa ajo ishte ulur mbi supet e babait të saj. Cooper mban veshur një kapelë të gjelbër dhe pantallona të shkurtra, këmishë, atlete të larta, një zgjedhje interesante e këpucëve për plazhin.
Dita e plazhit e treshes u zhvillua vetëm pak ditë pasi ata shkuan në një piknik familjar në Moorpark. Ata madje sollën me vete edhe një mik me katër këmbë për një piknik akoma më të këndshëm. Edhe një herë, Lea mbante kapelen e saj të vogël të bardhë për rastin, ndërsa qëndronte në mbajtësen e foshnjave që babai kishte vënë për të. (edhe pse vetëm shtatë muajshe, ajo tashmë ka garderobën e saj të veshjes.)






Robert Ndrenika “në bluzë” për bamirësi










Khloe Kardashian nuk e fsheh dot më…

Çfarë e shqetësoi Elvisin sot…?


